Xi Jinping do të vizitojë Rusinë javën e ardhshme

Chinese President Xi Jinping waves at an event to introduce new members of the Politburo Standing Committee at the Great Hall of the People in Beijing, Sunday, Oct. 23, 2022. (AP Photo/Andy Wong)

Lideri kinez do të zhvillojë bisedime me presidentin ukrainas

Presidenti i Kinës Shi Xi Jinping po planifikon një vizitë zyrtare në Rusi gjatë javës së ardhshme ku do të takohet me homologun e tij rus.

Ishte Putin ai i cili paralajmëroi vizitën e kreut të shtetit kinez gjatë muajit të kaluar.

I pyetur për këtë cështje nga agjencia e lajmeve Reuters, zëdhënësi i Kremlinit Dmitri Peskov zgjodhi të mos komentonte.

Gazeta “Wall Street Journal” ka bërë me dije se lideri kinez pritet të zhvillojë bisedime edhe me presidentin ukrainas Volodimir Zelensky. Kjo do të shënonte herën e parë që dy krerët zhvillojnë bisedime që nga nisja e luftës.

Ndërkohë, në qytetin e Bakhmutit vazhdojnë luftime të përgjakshme. Forcat ruse të udhëhequra nga grupi Wagner kanë rrethuar pjesën lindore të qytetit, por deri më tani nuk kanë arritur ta rrethojnë atë.

Forcat ruse kanë gjuajtur dy raketa në një shkollë në Avdiivka, ku si pasojë 1 person ka humbur jetën. Ushtarët e Moskës po vijojnë me sulmet e tyre në disa qytete në rajonin e Donjeckut.

Klan News

Lexo gjithashtu
Total
0
Share