Xhudistja kosovare Loriana Kuka e ka fituar medaljen e bronztë në Grand Slamin që u mbajt në Baku të Azerbajxhanit.
Ajo në kategorinë deri më 78 kilogram kishte pati një paraqitje të mirë, duke shënuar tri fitore e një humbje.
Në raundin e parë, Kuka kaloi pa luftë, kurse në të dytën fitoi me IPPON ndaj gjermanes, Teresa Zenker.
Në çerekfinale, ajo triumfoi përballë holandezes, Guusje Steenhuis, të cilën e mposhti me dy waza-ari.
Në gjysmëfinale Loriana Kuka humbi nga xhudistja holandeze, Natascha Ausma, që e mposhti me një waza-ari.
Në luftën vendimtare për medaljen e bronztë, ajo doli më e suksesshme sesa anglezja Emma Reid.
Kosovan në këtë Grand Slam u paraqit edhe me Nora Gjakovën dhe Lorian Kukën të dyjat fituan medalje të bronztë.
/KlanMacedonia/