Liga e Dytë: Java e tretë me shumë takime interesante

Në Manastir Novaci është nikoqire e ekipit Besa të Dobërdollit

Sot me fillim në orën 16:00, në tetë terrenet e Ligës së dytë në program janë ndeshjet e xhiros së tretë të sezonit vjeshtor. Edhe pse nuk mund të veçohet  ndonjë takim si derbi i javës së tretë megjithatë pritet ndeshje  të “nxehta” në disa stadiume.

Një nga ndeshjet e “nxehta” gjithsesi se pritet të zhvillohet në  stadiumin e Manastirit  aty ku do të përballen Novaci vendas dhe lideri në tabelë Besa e Dobërdollit.  Nga ekipi  Besa  janë  të bindur  se  do të vazhdojnë serinë  e sukseseve  edhe në Manastir edhe pse dihet se Novaci  është një skuadër  shumë e papërshtatshme, krejt  duke  u bazuar  në cilësitë e ekipit të tyre.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Bashkimi i Kumanovës  pas dy sukseseve në dy ndeshjet e para në cilësinë e vendasit, sot janë mysafire e ekipit të Osogovës në Koçani, ku me angazhim maksimal  do të mundohen të nxjerrin rezultat pozitiv.

Arsimi i Çegranit sërish ka një ndeshje të vështirë kësaj radhe në transfertë me ekipin Detonit Pllaçkovica. Çegranasit  udhëtojnë të qetë  dhe  do të mundohen të nxjerrin  më të mirën.

Bellasica në stadiumin “Bllagoja Istatov” në Strumicë, është nikoqire e Teteksit, Pobeda në Prilep takohet me Ohrin, ndërsa një ndeshje që mund të quhet derbi zhvillohet mes Sasa Kamenica dhe Pelisteri. Në Gjevgjeli, Kozhufi, takohet me Skopjen, ndërsa  Karaormani në Strugë  është nikoqire e Varadarit të Negotinës

Liga e dytë, java e III-të,në ora 16:00,  takohen:

Pobeda – Ohri

Osogova – Bashkimi

Bellasica – Teteksi

Novaci – Besa

Kamenica Sasa – Pelisteri

Detonit Pllaçkovica – Arsimi

Kozhufi – Skopje

Karaormani – Vardari

 

/KlanMacedonia/

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share