Zhizhoviç: Jemi të kënaqur me fitoren, pasi ishte alternativa e vetme që na interesonte në këtë ndeshje

Derbi i javës së 17-të,  mes  dy  skuadrave  kryesuese  në rendiotjen e tabelës që u zhvillua  dje në Çair mes  FC Shkupit dhe Shkëndijës  u  takoi vendasve  të cilët fituan me rezultat minimal 1-0  me  golin që e realizopi Trapanovski në pjesën e pare.  Për ndeshjen në fjalë trajneri  I FC Shkupit, Mlladen Zhizhoviç, për faqen  zyrtare të klubit  ka deklaruar

Marrë në përgjithësi rrjedhën e lojës, fitorja është absolutisht e merituar, pasi djemtë kanë dhënë edhe atomin e fundit të forcës dhe mendoj se kishim mundësi të fitonim me rezultat edhe më të lartë dhe më bindës, duke marrë parasysh se çka nuk realizuam. Por në përgjithësi jemi të kënaqur me fitoren, pasi ishte alternativa e vetme që na interesonte në këtë ndeshje. Treguam edhe një herë që jemi në ritëm më të mirë se Shkëndija, të cilëve nuk u lejuam asgjë sot. Dhe këta djelmosha nuk e di për të satën herë meritojnë urimet dhe lëvdatat edhe pse shumë kanë dyshuar nëse munden ose jo, por ata nga ndeshja në ndeshje kanë treguar se ndonjë herë nuk duhet patur lojtar individual atraktiv dhe të mirë, por shumë më e rëndësishme është të keni një ekip kualitativ dhe me karakter që e dëshiron suksesin”, ka thënë Zhizhoviç.

FC Shkupi  kryeson tabelën  me 35 pikë  para  Struga  Trim Lum q♪7 ka 33 pikë dhe një ndeshje më pakë. Në ndesdhjen e fundit të sezonit vjeshtor  FC Shkupi është mysafire e AP Brera në Strumicë. /KlanMacedonia/

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200
PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share