Jo i respektuari Mickoski dhe ju jugonostalgjikët patetik nga Shkupi duhet të kuptoni se jeni e keqja më e madhe që I ka ndodh Maqedonisë – ka shkruar në Facebook eurodeputeti bullgar, Angel Xhambaski, sic percjell KlanM, I njohur për retorikën nacionaliste dhe ofenduese ndaj Maqedonisë së Veriut
“VMRO-DPMNE, “Levica” dhe partitë e tyre të bashkuara anti-bullgare, çdoherë kanë qenë antievropiane, kurse problemi qëndron tek urrejtja ndaj Bullgarisë. Urrejtje që flen në të ashtuquajturin “identitet”. Kalaja e gënjeshtrave dhe mashtrimeve po shkatërohet pasi e vërteta është në anën tonë. Maqedonia është bullgare” – tha Angel Xhambaski, eurodeputet bullgar.
Reagimi i eurodeputetit bullgar, sic percjell KlanM, vjen pasi pas takimit Kovaçevski – Mickoski, lideri i opozitës, propozoi që ndryshimet kushtetuese ku Bullgarët duhet të futen në Preambulë, të zbatohen me veprim të anuluar, respektivisht të hyjnë në fuqi kur Maqedonia të bëhet anëtare e BE-së. /KlanMacedonia/