Lëshohet në përdorim salla e re e sportit në ShF „Marshall Tito” në Murtinë të Strumicës, investim i MASH-it prej 23,5 milionë denarë

Në Murtinë të Strumicës sot është lëshuar në përdorim salla e re e sportit,e cila është ndërtuar në kuadër të Shkollës Fillore Marshall Tito”.Bëhet fjalë për objekt bashkëkohorë prej 650 metra katrorë i cili është plotësisht i pajisur për disa sporte si volejboll, hendboll, futboll, basketboll, ping-pong dhe gjimnastikë, ndërsa në të cilin Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka investuar 23,5 milionë denarë.

Në hapjen e sallës sportive mori pjesë ministri i Arsimit dhe Shkencës Jeton Shaqiri i cili theksoi  se me përfundimin e këtij investimi është realizuar një premtim i madh që është në interesin më të madh të nxënësve, për zhvillim të mirëfilltë dhe të shëndetshëm. Ai shpreson se pikërisht nga kjo shkollë dhe sallë sportive do të dalin shumë sportistë të rinj që do të mbrojnë ngjyrat e fanellave të kombëtares dhe do të jenë pjesë e klubeve të mëdha profesionale.

Besoj se nxënësit dhe mësimdhënësit e kësaj shkolle janë shumë të kënaqur. Dhe sigurisht, banorët e kësaj ane dhe të vendbanimeve përreth do të mund të ndjejnë përfitimet e këtij investimi kapital, i cili realizohet me mjetet e siguruara nga buxheti i Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës dhe Bankës për Zhvillim të Këshillit të Evropës e cila e mbështet realizimin e projektit kapital për ndërtimin dhe pajisjen e sallave sportive të shkollave dhe rikonstrukuimin  e objekteve ekzistuese shkollore”, deklaroi  Shaqiri.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Ministri informoi se aktivitetet investuese të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës vazhdojnë të realizohen me dinamikë të përshpejtuar, sepse, siç u shpreh ai, synimi ynë është që të ofrojmë kushte për arsim dhe sport sa më shumë për nxënësit, ashtu siç e meritojnë realisht.

Prandaj, vetëm për momentin po ndërtohen edhe tre salla të reja  sportive, ndërsa  njëra do të fillojë së shpejti. Po ndërtojmë edhe 5 objekte të reja shkollore dhe mbi  40 janë duke u rikonstruktua. Vetëm  vitin e kaluar dhe këtë vit në Strumicë me mjetet e  Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës janë rikonstruktuar objektet rajonale të shkollës fillore Sando Masev” në Dobrejcë dhe Banjicë. Plani për vitin 2022 parasheh rikonstruimin e shkollës fillore  Goce Dellçev” në fshatin Velusë me qëllim që objekti të jetë efikas energjetik, si dhe investim në çatinë e shkollës fillore të muzikës “Boro Xhoni”, theksoi  Shaqiri duke shtuar se deri në vitin 2024 është planifikuar ndërtimi i sallës sportive në shkollën fillore Sando Masev”, e cila do të jetë salla e katërt e ndërtuar në këtë qytet me projektin e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës.

Në hapjen e sallës sportive në shkollën fillore Marshall Tito” mori pjesë edhe kryetari i Komunës së Strumicës, Kostadin Kostadinov.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share