Xhaka: Nuk duhej ta kisha bërë shqiponjën ndaj Serbisë

Granit Xhaka thotë se nuk duhej ta kishte bërë shqiponjën në ndeshjen ndaj Serbisë.

Në Kupën e Botës, Zvicra kishte triumfuar me rezultat 2-1 ndaj Serbisë, me dy golat e Granit Xhakës dhe Xherdan Shaqirit.

Xhaka tash së fundmi ka dhënë një intervistë të gjatë për gazetën zvicerane Blick, ku ka folur për formën e mirë që po kalon në Arsenal dhe Kupën e Botës, që do të fillojë brenda një jave.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Ai ka thënë mes tjerash se nuk duhet bënte shqiponjën ndaj Serbisë.

“Gjithçka shkoi mirë në ndeshjen e Serbisë. Përveç shqiponjës. Nuk duhej ta kisha bërë këtë”, ka thënë Xhaka.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share