Xhaferi: Plani i rritjes kyçe për anëtarësimin e përshpejtuar në BE

SAMITI NË TIRANË

Kryeministri teknik Talat Xhaferi, i cili po merr pjesë në Konferencën kushtuar Planit të rritjes për Ballkanin Perëndimor, tha se, Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut e mbështet fuqishëm këtë plan dhe se ai është mekanizmi më ambicioz i propozuar nga Komisioni Evropian që nga fillimi i procesit të vendit të integrimit evropian, i cili potencialisht, sipas tij,do të ndryshojë rajonin dhe do të përshpejtojë lëvizjen drejt Bashkimit Evropian.

“Esenca është që vendet e Ballkanit Perëndimor njëra tjetrës të mos i bëjnë pengesë në këto kërkesa dhe veprime që duhet paraprakisht të integrohet vet rajoni i Ballkanit Perëndimor dhe si i tillë të pretendojë të jetë i integruar edhe në tregun e përbashkët të Unionit Evropian. Çështja është të mos i bëjmë pengesë njëri – tjetri për ato aspekte që kanë të bëjnë me mirëqenien e qytetarëve në kontekst të lëvizjes së lirë, mallrave, njerëzve, kapitalit” – tha Talat Xhaferi, kryeministër.

Siç theksoi Xhaferi, vendet e Ballkanit Perëndimor bashkëpunojnë dhe  kontribuojnë në mënyrë aktive drejt asaj që tregu i përbashkët rajonal të bëhet realitet, si një përgatitje për afrimin e gjithë rajonit në tregun e brendshëm të BE-së, dhe se vendet i presin reforma shtesë, më thelbësore në drejtim të përmirësimit të kapaciteteve, efikasitetit dhe konkurrencës së ekonomive tona dhe të rajonit në tërësi. Plani i ardhshëm aksional për tregun e përbashkët rajonal, shtoi më tej Xhaferi, duhet të jetë vazhdim i progresit të arritur dhe t’u përgjigjet sfidave të identifikuara dhe të vendosë qëllime të qarta të matshme, duke përfshirë një mekanizëm për monitorim dhe vlerësim përmes dhënies së përparësisë  aktiviteteve që kanë potencialin më të madh për të bërë ndryshime pozitive te qytetarët. /tvklan.mk/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share