Ndryshimet klimatike: Nëntori 2023 më i ngrohti në histori!

PRITET QË EDHE VITI 2023 TË JETË VITI MË I NGROHTË

Nëntori i vitit 2023 ka qenë Nëntori më i ngrohtë në nivel global, prej se ka nisur matja e temperaturave – ka publikuar shërbimi për ndryshime klimatike të BE-së, Kopernik, njofton KlanM.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Temperatura mesatare e ajrit ka qenë 14.22 gradë, që për 0.85 gradë ka qenë më i lartë se mesatarja e nëntorit nga viti 1991 deri 2020 dhe për 0.32 gradë më i ngrohtë nga nëntori I viti 2020.

“Në vitin 2023 kemi patur 6 muaj që rrënuan rekorde dhe dy sezone të rekordeve. Temperatuart globale të nëntorit, duke llogaritur edhe dy ditët kur temperature ishte për 2 gradë më e ngrohtë se sa në epokën paraindustriale, do të thotë se 2023 është viti më i ngrohtë deri tani”  – thonë nga Kopernik.

Vjeshta e vitit 2023, shtatori – nëntori, në hemisferën veriore, sic njofton KlanM, ka qenë më e ngrohta prej se kanë nisur të maten temperaturat. Temperatura mesatare ka qenë 15.30 gradë apo për 0.88 gradë më e lartë se mesatarja.

Agjencia Metereologjike e OKB-së, kohë më parë, kishte njoftuar se akullnajat gjatë viteve 2011 – 2020 janë zvogëluar më shumë se 75% në krahasim me dekadën e kaluar, duke paralajmëruar se bota po e humb garën për të shpëtuar akullnajat që shkrihen.

Shkencëtarët, sic percjell KlanM, vite me radhë paralajmërojnë se bota është në rrezik për shkak të ndryshimeve klimatike që shkaktohen nga njeriu, kurse rritja e temperaturës globale për 1.5 gradë mbi mesataren nga periudha paraindustriale vlerësohet si pika nga e cila nuk ka kthim. /KlanMacedonia/

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share