Xhaferi nuk saktësoi se kur do të votohet Qeveria e re

DEBATI NË KUVEND VAZHDON ME AKUZA DHE KUNDËR-AKUZA MES PUSHTETIT DHE OPOZITËS

Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi pret që sot të përfundojë debati për shkarkimin e ministrit pa resorë për diasporë, Xhemail Çupi nga Altenativa. Pas kësaj duhet të verifikohet ndërprerja e mandatit të ministrave të shkarkuar dhe pas të kalohet në pikën e dytë të rendit të ditës – zgjedhjen e anëtarëve të ri të Qeverisë. I pyetur se kur mund të pritet votimi i rikonstruimit të Qeverisë, sic njofton KlanM, Xhaferi nuk ka precizuar dhe tha se, debati për rikonstruimin e Qeverisë zhvillohet sipas rregullores së Kuvendit dhe do të veprojnë në pajtueshmëri me procedurën e caktuar.

“Unë nuk kalkulojë me termet konkrete, ajo varet prej dinamikës së diskutimeve në parlament, kështu që çdonjërit do t’i mundësohet të paraqitet për fjalë, patjetër të shteret diskutimi dhe të shkohet në votim” – deklaroi Talat Xhaferi.

Ndërkohë, edhe debati i sotëm në Kuvend ka vazhduar me akuza dhe kundër – akuza mes deputetëve të pushtetit dhe opozitës.

Nga VMRO – DPMNE vlerësojnë se, propozimet e propozuara të Qeverisë janë vetëm për qëllime politike dhe nuk do të ndihmojnë të zgjidhen problemet e qytetarëve. Sipas tyre, Qeveria nuk ka kapacitet të ballafaqohet me korrupsionin, sulmet hakerike, të nxjerrë vendin nga krizat ekonomike dhe të avancojë rrugën eurointegruese të shtetit. Ndaj kësaj, nga LSDM janë përgjigjur se, euroskepticizmi paraqitet në shtet për shkak se, siç thonë nga kjo parti, VMRO – DPMNE gënjen opinionin se për të hyrë në BE, maqedonasit duhet të heqin dorë nga gjuha dhe identiteti.

Kujtojmë se, deri më tani në këtë seancë, ka përfunduar debati për shkarkimin e ministrave të Shëndetësisë dhe Shoqërisë Informatike dhe Administratës, Bekim Sali dhe Admirim Aliti nga Alternativa, të cilët do të zëvendësohen nga kuadro të Aleancës për Shqiptarë. Në rend dite në këtë seancë, emërimi i ministrave të ri të Qeverisë, si dhe shkarkimi zëvendësministrave të Mbrojtjes, Bujqësisë dhe Arsimit. /KlanMacedonia/

Përgatiti: Teuta Buçi

Lexo gjithashtu
Total
0
Share