Zejdi: Alternativa duhej të largohej nga Qeveria me krenari, ka dështuar në qeverisjen një vjeçare

Deputet i pavarur, Skender Rexhepi-Zejdi tha se Alternativa me shumë gjasa do të mbetet në Qeveri edhe nëse mbetet vetëm me një dikaster, pas hyrjes së Aleancës për Shqiptarët në Qeveri.

Rexhepi tha se Alternativa nëse nuk arrin t’i realizojë pikat programore të premtuara, do të duhej të largohej nga Qeveria me krenari.

“Alternativa kishte rastin gjatë gjithë këtyre 12-13 muajve që të kushtëzoje qeverinë që programin qeveritar ta realizonte deri në detaje, por fatkeqësisht interesat e ngushta të një klani të vogël nuk lejuan që ato pika programore të realizohen, andaj ata do të mbeten pjesë e qeverisë, qoftë edhe me një dikaster të vogël. Ose do të qëndrojnë turpshëm, ose do të duhet të largohen me krenari, së paku të dëshmojnë se dështuan në qeverisjen 1-vjeçare”, tha Rexhepi

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200
PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share