Xhaferi: Nëse zgjedhjet mbahen më 8 maj – Qeveria teknike në janar, shpallja në shkurt!

KRYEPARLAMENTARI PRET NGA PARTITË POLITIKE TË KONFIRMOJË DATËN E ZGJEDHJEVE

Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi pret nga partitë politike në Kuvend që të dakordohen rreth zgjedhjeve presidenciale dhe parlamentare që do të mbahen vitin e ardhshëm, përcjell KlanM.

Gjatë një brifingu me gazetarët, Xhaferi tha se, shpallja e datës së zgjedhjeve, varet nga vendimet politike të partive politike pjesëmarrëse në Kuvend për konfirmim të datës së zgjedhjeve në suaza të afateve që i ka shpalosur paraprakisht.

“Nëse supozohet që 8 maji do të ishte dita që do të mbaheshin zgjedhje të përbashkëta të rregullta presidenciale dhe parlamentare, afatet për shpallje janë fundi i shkurtit, 27-28 shkurt dhe afati për zgjedhje të qeverisë teknike”, tha Talat Xhaferi.

Ai tha se, deri më tani nuk ka pranuar asnjë informatë se, është arritur marrëveshjeve mes partive për ditën e mbajtjes së zgjedhjeve.

“Në atë rast për zgjedhje të përbashkëta, do të jetë fundi i janarit, 27-28 janar, që të jemi në suaza të afateve ligjore dhe kushtetuese, jo më pak se 70 ditë dhe jo më tepër se 70 ditë nga shpallja deri në mbajtjen e zgjedhjeve dhe në bazë të marrëveshjes së përzhinës, 100 ditë para zgjedhjeve parlamentare duhet të ketë qeveri teknike”, tha Xhaferi.

Mbajtja e zgjedhjeve të përbashkëta, ka qenë kërkesë e opozitës maqedonase. Në rast se partitë politike arrijnë pajtueshmëri me këtë, atëherë, sipas sqarimeve të mëhershme të kryeparlamentarit, data e vetme kur kjo do të mund të realizohej është 8 maji, kur do të mbahej rrethi i dytë i zgjedhjeve presidenciale dhe ato parlamentare. Megjithatë, data e saktë do të konfirmohet në takimin e liderëve politike, që pritet të mbahet në dhjetor në Kuvend./KlanMacedonia

Lexo gjithashtu
Total
0
Share