Xavi kërkon Champions, trajneri i katalanasve me ide të qarta për sezonin e ardhshëm

Pasi fitoi La Liga-n në sezonin e shkuar, trajneri i Barcelonës Xavi Hernandez vendosi objektivin e tij të radhës për vitin e ri futbollistik. Blaugranat kërkojnë që të rikthehen në majën e futbollit europian, e pavarësisht se kjo do të jetë e vështirë, tekniku beson te forca e skuadrës që drejton. Tekniku deklaratat i bëri gjatë prezantimit të kampit veror.

“Ne nuk jemi favoritë, por qëllimi është ta fitojmë atë! Ne jemi Barça. Nuk mund të shkojmë deri në të tetat! Duhet që të shkojmë sa më lart të jetë e mundur!”

Edhe pse nuk donte të fliste për emra konkretë, nisur nga respekti për klubet që aktualisht i kanë futbollistët, Xavi e bëri të qartë se Barça ka ende nevojë për përforcime.

“Ekipit i mungojnë disa pjesë! Do të varet shumë nga mekatoja. Duhet të kënaqeni me situatën, por është e qartë se ne do të punojmë për të përmirësuar ekipin. Le të shohim se sa larg mund të shkojmë dhe sa larg mund të forcohemi.”

Deri më tani pjesë e blaugranave janë bërë Gündogan dhe Iñigo Martínez. Ndërkohë që te Barcelona vazhdojnë që të vuajnë sa i përket problemeve financiare. Drejtuesit e klubit duhet që të vazhdojnë me largimet në mënyrë që të përmirësojnë bilancet e në vazhdim të mund të bëjnë të tjera përforcime.

Klan News

Lexo gjithashtu
Total
0
Share