Wimbledon: Mësohen dyshet gjysmëfinaliste në të dyja kategoritë

Në grand slam-in e  tenisit që po mbahet në Wimbledon, janë mësuar  dyshet  gjyshet gjysmëfinaliste  në të dyja  kategoritë meshkuj dhe femra.

Në kategorinë e meshkujve  në gjysmëfinale do të përballen Novak Gjokoviq – Cameron Norrie dhe Rafael Nadal – Nick Kyrgios, ndërsa  në at të femrave Ons Jabeur – Tatjana Maria dhe Elena Rybakina – Simona Halep.

Rafael Nadal në çerekfinale mundi  amerikanin Taylor Fritz  3-2  në sete 3-6, 7-5, 3-6, 7-5 dhe 7-6. Ndërsa Kyrgios mposhti kilianin Cristian Garin 3-0 në sete 6-4, 6-3 dhe 7-6.

Novak Gjokoviq  në çerekfinale  mundi  italianin Jannik Sinner  3:2 në sete 5:7, 2:6, 6:3, 6:2 dhe 6:2, ndërsa tenisti anglez Cameron Norrie në çerekfinale mundi David Goffin 3:2  në sete 3:6. 7:5, 2:6. 6:3 dhe 7:5.

Ndeshjet  gjysmëfinale te  meshkujt  zhvillohen të premten më 8 korrik.

Tenistja  nga Tunizia Ons Jabeur dhe tenistja gjermane Tatjana Maria,  do të përballen mes tyre në gjysmëfinale. Ons Jabeur në çerekfinale, mundi  çeken Marie Bouzkova  2-1 në sete 3-6, 6-1 dhe 6-1. Ndërsa tenistja gjermane Tatjana Maria, mundi patrioten e saj Jule Niemeier 2-1 në sete 4-6, 6-2dhe  7-6.

Ndërkaq  Simona Halep  në çerekfinale mundi amerikanen Amanda Anisimova 2:0 në sete 6-2dhe 6-4. Ndërsa për Rybakina,e cila përherë  të parë në karrierë mbrinë gjysmëfinale, mundi  australianen Ajla Tomljanoviq  2-1  në sete 4-6, 6-2 dhe  6-3.  Ndeshjet gjysmë finale luhen sot pas dite.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share