Leeds e paguan shtrenjtë prishjen e kontratës

Urdhri i FIFA-s: 24.5 milionë Paund për ish-sulmuesin Agustin

Leeds United është urdhëruar të paguajë 24.5 milionë Paund për ish-lojtarin e tyre Jean-Kevin Augustin për një shkelje të kontratës. Ekipi nga Yorkshire e huazoi nga Leipzig në merkaton e dimrit të sezonit 2019-20.

Megjithatë, sulmuesi bëri vetëm tre paraqitje si zëvendësues. Kontrata e francezit përfshinte një detyrim për të blerë për 18 milionë Paund nëse klubi do të ngjitej një kategori më lart në kampionat.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Leeds refuzoi të paguante tarifën e transferimit, duke argumentuar se huazimi i lojtarit skadoi më 30 Qershor dhe ata u ngjitën më 17 Korrik pasi sezoni u vonua për shkak të pandemisë.

Në 2021, FIFA vendosi në favor të Leipzig, klubi anglez gjithashtu humbi në apel në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv dhe arriti një marrëveshje me palën gjermane prej 15.5 milionë Paundësh.

Por saga vazhdon ende me lojtarin që kërkoi gjithashtu pagesën për një kontratë 5-vjeçare. Augustin, i cili aktualisht po luan për klubin zviceran Basel, e çoi çështjen në FIFA. Kjo e fundit urdhëroi Leeds të paguante 24.5 milionë Paund.

Vendimi i fundit është një goditje e madhe për bardhezinjtë, të cilët tashmë po luftojnë për të mbijetuar në Premier League. Ata janë në vendin e 16 por vetëm dy pikë mbi zonën e rënies nga kategoria.

Tv Klan

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share