Liverpool shkatërroi Manchester United

Skuadra e Jurgen Klopp fitoi 7-0 me “djajtë e kuq”

Dy gola nga Kodi Gakpo, dy nga David Nunjes, dy nga Mohamend Salah dhe një nga Roberto Firmino. Liverpool fitoi 7-0 me Manchester United.

Një rezultat i tmerrshëm për “djajtë e kuq” në atë që konsiderohet si derbi i veriperëndimit në Angli.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Ndeshja nisi me shumë energji nga të dyja skuadrat por u duk se do të ishte e ekuilibruar pasi vetëm një gol u realizua në fundin e pjesës së parë.

Në të dytën, skuadra e Jurgen Kopp ishte fantastike duke kthyer në gol thuajse çdo aksion.

Liverpool pretendon zonën Champions ketë sezon në Premier League.

Tv Klan

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share