West Ham fitoi ndeshjen finale kundër Fiorentinës në Konferencë Ligë

Në ndeshjen e mbëmshjme të finales të edicionit të dytënsë Konferencë Ligë, skuadra angleze West Ham me fitoren 2-1 kundër Fiorentinës, fitoi trofeun e parë europian pas plot 24 viteve pritje.

Ndeshja e zhvilluar në stadiumin “Fortuna Arena” në Prage kënaqi tifozët e pranishëm në tribuna .

Italianët isihin më dominiuaes në pjesën e parë, ndërsa anglezët në pjesën e dytë. Të parët në epërsi kaluan anglezët në minutën e 62-të nga pika e bardhë që e realizoi Benrahma.

Italianën jo që nuk u dorrëzuan por vetëm pas pesë minutave pikërisht në minutën e 67-të barazuan rezultatin me autor Bonaventura.

Ndeshja vazhdoi me barazimi 1-1 deri në minutën e 90-të, moment kur Bowen kalon gjithë ekipin e Fiorentinës dhe vulos me rezultatin 1-2 këtë finale, me David Moyes fiton trofeun e parë europian në karrierë.

Ky trofe për ekipin e West Ham bëri futbollistin italo-brazilian Emerson Palmieri, behet lojtari i pare ne histori që fiton të gjitha kompeticionet UEFA: fitues i Champions, Europa League, Superkupes se Europës, Europianit dhe Conference League…

Shaban Sinani /KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share