Volejboll: Makedonia Xhio – Universiteti i Tetovës hapin siparin e xhiros së katërt

Duke filluar nga dita e sotme, të shtunën dhe të hënën në program janë ndeshjet e xhiros së katërt në Ligën e parë të volejbollit në kategorinë e meshkujve

 Sipari i xhiros së katërt hapet sot, me ndeshjen që do të zhvillohet në Strumicë mes Makedonija Xhio  dhe Universiteti i Tetovës. Në këtë ndeshje  sipas të gjitha gjasave skuadra e studntëve tetovar është favorite, këtë për KlanMaqedoni e deklaroi edhe kapiteni Hamza Veseli

Udhëtojmë në Strumicë me bindje të forte se do të kthehemi me tre pike që janë shumë të rëndësishme për ne. Ekipi  tanimë ka  hyrë në formën   garuese  prandej jemi njëqind për qindë të sigurtë në fitorenë tone” tha ai

Ndeshja Makedonia Xhio – Universiteti i Tetovës, zhvillohet sot në sallën e sporteve “Goce Dellçev” në Vasilevo, me fillim në orën 19:30.

 Të shtunën, në sallën e sportit te gjimnazi i Tetovës, me fillim në orën 16:00, zhvillohet derbi mes ekipit Shkëndija dhe kampionit të vendit Strumica.

 Po të shtunën zhvillohen edhe ndeshjet   Rabotniçki – Susheva, Boreci – Vardari  dhe  Vesna Probishtip – Janta Volej. Të  hënën me fillim në orën 20:00, do të zhvillohet  ndeshja e fundit  e xhiros së katërt mes ekipeve  UGD Shtipi – KV Liria. /KlanMacedonia                                 

Lexo gjithashtu
Total
0
Share