West Ham akord me United për Maguire/ “Djajtë e Kuq” do të përfitojnë 35 mln Euro

Uest Hem ka arritur marrëveshje me Mançester Junajtid për të blerë mbrojtësin Heri Meguajër. “Djajtë e Kuq” do të përfitojnë 35 milionë Euro nga shitja e anglezit, ndërkohë që futbollisti po negocion me “çekiçët” për pagesën.

Te Uest Hem besojnë se 30-vjeçari do të jetë përforcimi i ri i ekipit, ndërsa ngelen për të zgjidhur disa detaje. Meguajër është pjesë e Junajtid prejr katër sezonesh, pasi u ble nga klubi për 90 mln Euro nga Lester Sitit në 2019. Forma e mbrojtësit ka qenë në rënie, ndërsa në sezonin e shkuar ai humbi vendin e titullarit, e në verë iu hoq shiriti i kapitenit.

Meguajër shpresonte që të qëndronte në “Old Traford” e të luftonte për vendin e tij, pavarësisht se do të konkurronte me Raphael Varane, Lisandro Martinez dhe mbrojtësin e majtë Ljuk Sho. Ndërsa tekniku i Uet Hemit, Dejvid Mojes është i gatshëm që t’i ofrojë Meguajër një fillimit të ri në Premier Ligë. Kontrata e anglezit me United i përfundon në verën e 2025-ës.

Tv Klan

Lexo gjithashtu
Total
0
Share