E ardhmja e Ronaldos mbetet enigmë

E ardhmja e Cristiano Ronaldo mbetet një çështje që duhet zgjidhur sa më shpejt në shtëpinë e Manchester United. Portugezi nuk është i qetë me situatën që ka kapluar momentalisht “Old Trafford” dhe largimi shihet si opsioni i shpëtimit për të. 37-vjeçari nuk po preferohet nga trajneri holandez, Erik Ten Hag si titullarë, madje ka ndjekur edhe duele nga stoli dhe për këtë fakt, divorci mes palëve duket më shumë se pranë.

Merkato e Janarit pritet të vendos pikat mbi “i” në këtë situatë, me emrin e Ronaldos që po lakohet në shumë skuadra ambicioze, jo shumë larg futbollit elitar.

Pas ofertës nga Arabia Saudite, për 5 herë fituesin e Topit të Artë interesi është shtuar nga Major League Soccer. Inter Miami dhe dy klubet nga Los Anxhelos janë gati për të mirëpritur në skuadër Ronaldon.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Nëse Ronaldo do të zgjidhte të largohej në janar, Inter Miami do të ishte zgjidhja më e mirë, me legjendën dhe presidentin e klubit, David Beckham që kërkon të mbush boshllëkun e lënë nga Gonzalo Higuain. Për kartonin e tij, United kërkon që të përfitojë të paktën 10 milionë Euro.

Klan News

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share