Wesley Sneijder: Shqipëria, surpriza e Euro 2024

Ora e shortit afron dhe emocionet rriten. Për t’i dhënë më shumë adrenalinë pritjes duket se po mendon edhe UEFA që në faqen zyrtare të saj në Facebook po pyet ish-yjet e futbollit se cila mund të jetë skuadra surprizë e këtij edicioni.

Të gjithë kanë mendimet e tyre, por ne po ndalemi tek Wesley Sneijder. Ish-mesfushori holandez mendon se skuadra surprizë e këtij Europiani ka për të qenë Shqipëria.

A do të jetë e vërtetë? Ne shpresojmë dhe kur e thotë edhe një futbollist si Sneijder kuptojmë se Shqipëria konsiderohet skuadër e fortë.

Pastaj të mos harrojmë se holandezi njihej për stilin e tij të veçantë të lojës duke u konsideruar si një nga mesfushorët më të mirë në botë.

Prandaj atë që nuk e shikojnë tifozët e zakonshëm, duket se një lojtar klasi si ai mund ta bëjë dallimin shumë qartë.

Për kujtesë, shorti i Euro 2024 do të hidhet në orën 18:00 në Hamburg. Atë mund ta ndiqni ekskluzivisht në Tv Klan nën komentin e Alban Xhihanit dhe Andi Lilës./tvklan.al

Lexo gjithashtu
Total
0
Share