Kapiteni i Egnatias ndërron jetë në fushë, FSHF shtyn ndeshjet e kësaj jave

Në shenjë respekti për humbjen tragjike të jetës së futbollistit dhe kapitenit të Egnatias, Rafael Duamena, Federata Shqiptare e Futbollit ka vendosur të shtyjë ndeshjet e kësaj jave.

Kështu, janë anuluar dy sfidat e tjera të ditës së sotme, Skëndërbeu-Teuta dhe Vllaznia-Laçi, si dhe ato të parashikuara për ditën e nesërme mes Tiranës e Kukësit dhe Dimanos dhe Erzenit.

Federata Shqiptare e Futbollit do të vendosë në një moment të dytë për zhvillimin e këtyre ndeshjeve, bashkë me ndeshjen Egnatia-Partizani.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Tv Klan

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share