Werner te Tottenham

Sulmuesi i RB Leipzig, Timo Werner, është bërë pjesë e Tottenham-it deri në fund të sezonit. Klubi gjerman dhe “Spërs” kanë arritur një akord për ta huazuar futbollistin deri në fund të sezonit, me anglezët që kanë të drejtën e blerjes.

27-vjeçari rikthehet në Premier League pas një periudhe dyvjeçare te Chelsea, ku bëri 89 paraqitje dhe shënoi 23 gola dhe ndihmoi skuadrën të fitonte Ligën e Kampionëve, Superkupën e UEFA-s dhe Kupën e Botës për Klube.

Më pas ai u rikthye te Leipzig në vitin 2022, por ka bërë vetëm tetë paraqitje në Bundesligë këtë sezon. Tottenham ishte në kërkim të një sulmuesi pasi golashënuesi më i mirë të klubit, Son Heung-min do të jetë i agazhuar të në Kupën e Azisë për Korenë e Jugut.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Aktualisht Spurs gjenden në vendin e pestë në renditjen e Premier League me 39 pikë, gjashtë pas kryesuesve të Liverpool.

Klan News

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share