Formula 1: Ferrari makina me vlerën më të lartë

Ferrari vijon të jetë makina më e shtrenjtë në Formula 1, pavarësisht se prej vitesh nuk është në lartësinë e saj në pistë, duke mos fituar dot prej 16 vitesh një titull kampion. Rebista e njohur “Forbes” ka bërë një analizë së vlerës financiare të 10 skuadrave të Formula 1.

Të gjitha skuadrat kanë njohur një rritje të vlerës së tyre, çka e bën këtë sport mjaft tërheqës në aspektin ekonomik. Skuadrat kanë njohur një rritje me 276% krahasuar me vitin 2019, kur Forbes ka bërë analizën e saj të fundit.

Makina lider për sa i përket vlerës së saj mbetet Ferrari, me 3.9 miliardë dollarë, me një rritje me 189% krahasuar me vitin 2019. Pas saj vjen Mercedes e Red Bull, që gjithashtu njohin një rritje të ndjeshme.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

 

Vlera e makinave të F1

 

Ferrari, 3.9 miliardë $

Mercedes, 3.8 miliardë $

Red Bull, 2.6 miliardë $

McLaren, 2.2 miliardë $

Alpine, 1.4 miliardë $

Aston Martin, 1.3 miliardë $

Alpha Tauri, 1.1 miliardë $

Alfa Romeo, 0.9 miliardë $

Haas, 0.78 miliardë $

Williams, 0.72 miliardë $

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share