Vullnetarizmi gjithnjë e më i popullarizuar në Maqedoninë e Veriut!

RMV-ja DESTINACION I PREFERUAR PËR VULLNETARË NGA JASHTË

Të rinjtë në vendin tonë gjithnjë e më tepër merren me punë vullnetare dhe u bashkangjiten organizatave vullnetare. Gjithashtu rritet edhe numri i të rinjve që paraqiten si vullnetarë në vende të huaja. Në këtë mënyrë të rinjtë njihen me kulturën dhe gjuhën e vendit ku angazhohen, njofton KlanM.

Përse është mirë të merresh me punë vullnetare, është pyetja që nuk ka një përgjigje të vetme. Shoqatat e vullnetarëve vlerësojnë se njeriu duhet të jep diçka nga vetja për shoqërinë ku jeton.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Përveç dërgimit të vullnetarëve nga Maqedonia e Veriut në vende tjera, sic njofton KlanM, edhe vendi ynë është destinacion i popullarizuar për të rinjtë e vendeve evropiane.

Kristi nga Gjermania dhe Jolanta nga Polonia thonë se përmes punës vullnetare, përveç se janë të dobishëm për shoqërinë, njohin vende dhe kultura të ndryshme.

“Në përgjithësi është shumë mirë të kuptosh veten më mirë sepse nëse je në vendin tënd nuk ia bën vetes këtë pyetje, por nëse shkon në një vend tjetër, si vullnetarë, e kupton shumicën e kohës nga njerëzit e tjerë se kush jeni në të vërtetë, çfarë duhet të bëni, dhe puna vullnetare është me të vërtetë e rëndësishme për të zhvilluar veten, për të përjetuar gjërat dhe për ta njohur veten shumë më mirë, dhe kjo mund t’ju ndihmojë dhe t’i shihni gjërat më ndryshe” – tha Kris, vullnetar nga Gjermania.

Jolantën nga Polonia, sic njofton KlanM, e gjejmë duke punuar vullnetarisht në Qendra Ditore për Fëmijët e Pastrehë në Shuto Orizarë.

“Vullnetarizmi ka të bëjë me zbulimin e mundësive, ka të bëjë me ndihmën e njerëzve të tjerë dhe të mësosh diçka të re, gjatë projektit tonë ne bëjmë shumë gjëra të ndryshme, mësojmë se si të krijojmë revistë, organizojmë ngjarje, jemi vullnetarë në qendrën ditore për fëmijët e rrugës në Shuto Orizarë dhe ne gjithashtu angazhohemi në bashkësinë lokale në Shkup, kontaktojmë të rinjtë dhe i angazhojmë ata të bashkohen me ne dhe të promovojnë vullnetarizmin” – tha Jolanta, vullnetare nga Polonia.

Vlerësohet se rreth 15% e popullsisë së aftë për punë është e kyçur në aktivitete joformale vullnetare, që nuk nënkupton keqpërdorimin e punës apo punë pa pagesë.

Këto të dhëna, sic njofton KlanM, u bënë publike në debatin “Përse të jem vullnetar?” në organizim të “Europa House” në Shkup, si pjesë e projekit “Pjesëmarrja rinore për zhvillim të fuqishëm dhe të qëndrueshëm të shoqërisë” që mbështetet nga BE-ja, kurse e realizuar nga koalicioni i organizatave rinore në Maqedoni të Veriut. /KlanMacedonia/

Përgatiti: Avni Tahiri

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share