Policia e Kosovës ia heq bluzën me mbishkrimin “dorëzimi s`është opsion”
Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, përmes Instagramit, pretendon se djali i tij Danilo, sic thotë, nuk është poshtëruar kur ishte ndalur nga policia e Kosovës, derisa kthehej nga Graçanica ku kishte marrë pjesë në shënimin e Vidovdanit, percjell KlanM.
Sipas Vuçiqit, jo larg Podujevës policia e Kosovës kishte kërkuar që Danilo ta heq bluzën me mbishkrimin “Dorëzimi nuk është opsion”
“Danilo nuk është pajtuar, kurse më pas ia kanë drejtuar armët dhe e kanë pyetur; “Emri i babait?” Ai është përgjigjur: “Aleksandar! Ky është babai im dhe Presidenti juaj!” Nuk ia hoqën bluzën, nuk ia njollosën fytyrën. Dorëzimi nuk është opsion!” – ka shkruar Vuçiq në Instagram.
Por, mediat e Kosovës, sic percjell KlanM, thonë se policia ka detyruar djalin e Vuçiqit që ta heq bluzën. Sipas tyre, policia ka vlerësuar se mesazhi i mbishkrimit ka qenë provokative.
Ndryshe, në ceremoninë e Vidovdanit, që këtë vit, për shkaqe sigurie ishte zhvendosur nga Gazimestani në Graçanicë, I pranishëm ka qenë edhe i biri i Aleksandar Vuçiqit, Danilo. /KlanMacedonia