Vuçiq: Propozimi për Asociacionin u takon serbëve

“Zgjedhje në veri pasi serbët të kenë të drejtat e tyre”

Presidenti i Serbisë, Alekasandër Vuçiç, këmbëngul se propozimin për çështjen e Asosacionit u takon ta bëjnë vetë serbët. Në një intervistë për agjencinë e lajmeve Reuters, ai thotë se as Kurti dhe as Rama nuk kanë të drejtë të propozojnë.

“Kur dëgjon që Kurti ka propozimin e tij për Asociacionin e Komunave Serbe, se Rama ka propozimin e tij për Asociacionin e Komunave Serbe, që disa OJQ kanë propozimin e tyre për Asociacionin e komunave serbe – asnjëra prej tyre nuk ka të drejtë të ketë propozime. Ai propozim është bërë nga serbët dhe ekipi menaxhues i përbërë nga serbët”, u shpreh Vuçiç.

Vuçiç përsërit kërkesat për largimin e krerëve shqiptarë nga komunat e veriut si dhe të forcave policore të Kosovës nga kjo zonë. Sa i takon mbajtjes së zgjedhjeve të reja në veri Vuçiç i kërkoi qeverisë së Kosovës të mos i organizojë ato pa u dhënë më shumë të drejta serbëve.

“Të gjithë serbët në veri mendojnë për Serbinë si vendin e tyre, jo Kosovën. Qeveria e Prishtinës, megjithatë, refuzon ta pranojë këtë realitet. Çështja është që dikush duhet të zbresë në tokë, të kuptojë realitetin, të lejojë zgjedhjet – dhe nuk bëhet fjalë që të ketë zgjedhje në të cilat dikush tjetër do të ndërhyjë”, tha Vuçiç.

Vuçiç nuk i kurseu akuzat për kryeministrin Kurti për të cilin tha se është i bindur se nuk do të bëjë asgjë për të gjetur një kompromis mes palëve. Ai tha se Serbia po shqyrtonte nëse do të ulte gatishmërinë e saj luftarake ndërsa zbuloi planet për të fuqizuar ushtrinë me avionë luftarakë nga Franca dhe makina të blinduara amerikane.

Tv Klan

Lexo gjithashtu
Total
0
Share