Von der Leyen: 80 mln Euro grante për Shqipërinë për përballimin e krizës energjetike

Në konferencën e përbashkët për shtyp me Kryeministrit Edi Rama, presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen ka prezantuar planin e Bashkimit Europian për përballimin e krizës së energjisë.

“Rusia po shkel rendin ndërkombëtar, të drejtën ndërkombëtar. Rusia po përpiqet ta përdorë energjinë si armë dhe në të gjithë i ndjemë efektet. Por fatmirësisht Shqipëria nuk ka fare varësi të gazi rus, natyrisht që energjia elektrike që vjen në Shqipëri ndikohet nga trazirat në treg dhe këto çmime stratosferike. Ne kemi vendosur që e vetmja përgjigje që mund të japim me anë të unitetit dhe solidaritetit. Ne jemi pjesë e nje unioni për energjinë ndaj propozojmë një paketë mbështetëse për energjinë për Ballkanin Perëndimor. Së pari mbështetje të drejtpërdrejtë buxhetore, do të jenë 80 milionë Euro në grante. Pjesa e dytë ka të bëjë jo me mbështetjen e menjëhershme por me mbështetjen që do të vijë pas janarit, për sistemin e infrastrukturës së energjisë. Po flasim për 500 milionë euro në grante për të investuar në energjetike për të gjithë Ballkanin”./tvklan.al

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share