Vuçiq pesimist për takimin me Kurtin

PRESIDENTI SERB PREMTON SE NUK DO TË HY ME TRUPA USHTARAKE NË KOSOVË

Presidenti Vuçiq u tha gazetarëve se shërbimet serbe të inteligjencës e kishin informuar se Prishtina dëshiron të sulmojë veriun e Kosovës ku po përgatitet sipas tij likuidimi i serbëve

Vuçiq deklaroi se po shkon me 18 gusht në Bruksel për të biseduar me Kurtin, por se nuk shpreson në ndonjë rezultat konkret sidomos për Bashkesinë e Komunave serbe. 

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Vuçiq është skeptik, por se shpreson se në takimin e 18 Gushtit në Bruksel do të rikthehet sjellja racionale e Kosovës.

Vuçiq pretendon se Prishtina po e përdor situatën në Ukrainë për të bërë fushatë kundër Serbisë dhe se është gënjeshtër se Serbia dëshiron të sulmojë këdo, por krejt e kundërta.

Prishtina, thekson ai, është ajo që dëshiron të sulmojë veriun e Kosovës dhe po përgatit likuidimin e serbëve, nën petkun e luftimit të krimit.

“Shërbimet tona e dinë se cilat janë planet e tyre. Ata po përgatisin likuidimin e njerëzve tanë në veri. Këtë e them hapur dhe i paralajmëroj që të mos e bëjnë këtë, nën maskën e luftës kundër krimit. Mos vrisni njerëz, ne nuk duam të vrasim askënd. Na duhet paqe dhe stabilitet”, deklaroi Presideniti Serbisë Aleksandar Vuçiq.

 Presidenti i Serbisë theksoi se Bashkimi i Komunave Serbe nuk mund të jetë organizatë joqeveritare.

Ata thonë se duhet të diskutohet Bashkimi i Komunave Serbe që duhet të jetë në përputhje me ‘kushtetutën e Kosovës.  Pse na intereson se çfarë është shkruar në kushtetutën e tyre, të cilën ne nuk e njohim? A mendoni se duhet të krijojmë një organizatë joqeveritare që ata të kenë të drejtë të shesin çamçakëz dhe të mbledhin goma para fillimit të mësimit më 1 shtator? Epo, kjo nuk është e mundur, deklaroi Presideniti Serbisë Aleksandar Vuçiq.

Duke komentuar deklaratën e Albin Kurtit se Beogradi se po ndjek një politikë agresive, Vuçiq tha se është gënjeshtër se Serbia po planifikon të sulmojë Kosovën.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share