Si është gjendja e policit të lënduar në veri?

Ministria e Punëve të Brendshme ka thënë se sot dy herë radhazi në Zveçan nga grupe të maskuara kriminale janë sulmuar pjesëtarët e Policisë së Kosovës.

Në njoftimin e lëshuar thuhet se në të dyja rastet, nga të cilat janë dëmtuar dy automjete policore dhe është lënduar një pjesëtar i policisë, nuk ka pasur asnjë provokim paraprak.

“Përkundrazi, ka vigjilencë të shtuar të Policisë për të qetësuar situatën dhe për të parandaluar çdo eskalim të mundshëm. Sulmet e tilla janë të papranueshme”.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

“Këto grupe huliganësh po vijojnë të dëshmojnë se janë të orkestruara dhe të dirigjuara nga Beogradi që të destabilizojnë vendin tonë. Sulmet e tyre po rrezikojnë jetën e zyrtarëve policorë, pjesëtarëve të KFOR, gazetarëve dhe të gjithë qytetarëve në veri të vendit”, thuhet në reagim.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share