Vuçiq paralajmëroi vizitë në Kosovë, Kurti thotë se ai është i padëshiruar

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka paralajmëruar së në muajin qershor do të vizitojë Kosovën.

Për këtë është pyetur kryeministri vendit, Albin Kurti.

Kurti ka thënë se nuk ka pranuar kërkesën nga Vuçiq për një vizitë të tiillë, si rrjedhojë u shpreh se nuk do t’i jepte leje njeriut që deklaroi se masakra e Reçakut është fabrikim.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

“Unë nuk kam marrë asnjë kërkesë për një vizitë të tillë dhe duke pasur gjendjen rrethanat në të cilat ndodhemi ai nuk do të ishte person i dëshiruar në Kosovë dhe mbase kjo është arsyeja se ai që më shumë se dy vjet nuk e bën këtë kërkesë”.

“Nëse keni parasysh që personi thotë që masakra e Reçakut është fabrikim dhe asnjëherë nuk e ndryshoi këtë gjë, unë nuk mendoj që do të duhej të vinte në Republikën e Kosovës”

“Natyrisht që nuk do t’i japë leje”, deklaroi Kurti në Klan Kosova.

Duke ironizuar tha se “mbase më mirë të bëjë kërkesën, por pasi që e thashë këtë ai nuk do ta bëjë fare kërkesën”.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share