Vuçiq nga Emiratet e Bashkuara Arabe mori një miliard dollarë vetëm me tre për qind normë interesi

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, i cili ndodhet për një vizitë zyrtare në Emiratet e Bashkuara Arabe, tha sot se ministri i Financave Sinisa Mali nënshkroi një marrëveshje me Emiratet e Bashkuara Arabe, me të cilën Serbia merr një miliard dollarë, me një normë të favorshme interesi, vetëm tre për qind interes, njoftoi korrespondenti i MIA-s nga Beogradi.

Nëse shkojmë në tregun financiar do të na kushtonte të paktën 2.5 herë më shumë. Kjo marrëveshje është si një dhuratë dhe një mbështetje e madhe për Serbinë, tha Vuçiq për TV Pink.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Gjatë vizitës së tij në Abu Dhabi, Vuçiq ka diskutuar me Sheik Muhamed bin Zayed për investimet e mundshme të Emirateve në Serbi, si dhe për krizën energjetike, ku janë nënshkruar nëntë marrëveshje mes dy vendeve.

Ai tha se në delegacion ka edhe njerëz nga industria ushtarake, sepse Emiratet janë të interesuara për shumë produkte serbe.Vuçiq tha se sheiku Bin Zajed është njëri ndër personat më të fuqishëm në botë i cili e respekton Serbinë.

Miqësia jonë është jashtëzakonisht e fortë dhe sa herë që është e vështirë, mund të mbështetemi në Emiratet, gjë që është dëshmuar deri më tani në kohë të panumërta kur miqtë tanë na ndihmuan edhe në momentet më të vështira.
Kemi nënshkruar marrëveshje të shumta që janë tejet të favorshme për ne, e që flasin për partneritetin më të thellë dhe strategjik të vendeve tona në shumë fusha, dhe ky është lajm tejet i mirë për Serbinë, ka thënë Vuçiq.
PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share