Fitorja e Belerit jehonë në Greqi

Befason Fredi Beleri me rezultatin fitues nga qelitë e paraburgimit

Mediat greke e kane ndjekur hap pas hapi garën elektorale për Bashkinë e Himarës ku kandidati i koalicionit opozitar ‘Bashkeë Fitojmë’ Fredi Beleri ka fituar me një diferencë të ngushtë për 19 votash ndaj rivalit socialist prej 12 vitesh kryebashkiak Jorgo Goro.

Televizionet kryesore greke e konsiderojnë një thriller elektoral atë që ka pasuar orët e para të mëngjesit gjatë procesit të numërimit të kutive të votimit në stadiumin e Himarës.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Gazetarët e dërguar në Himarë teksa kanë pasqyruar festimet shprehen se Fredi Beleri e ka marrë lajmin për triumfin si kryebashkiak i ri i këtij qyteti në qelitë e paraburgimit të Tiranës, ku u dërgua 48 orë pas arrestimit me një vendim të Prokurorit të Vlorës.

Në zonë, sipas gazetarëve grekë, ka pasur tensione dhe incidente gjatë numërimit të votave, proces që u ndërpre për disa minuta. Në qendrat e votimit të Himares ka patur vëzhgues të OSBE-së, për herë të parë edhe një mision i Ministrisë së Jashtme greke si dhe diplomatë të ambasadës greke në Tiranë.

Ata kujtojnë se Kyriakos Mitsotakis i ka dërguar një mesazh të ashpër Tiranës ku ka theksuar se nëse Shqipëria dëshiron t’i afrohet BE-së, duhet të respektoje te drejtat e minoritetit grek dhe të lirojë menjëherë ata që burgosi.

Klan News

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share