Vuçiq: Nëse sulmohen serbët në Kosovë – Serbia do të përgjigjet!

Vuçiqi ftoi opozitën serbe për dialog

Autobusë nga të gjitha anët e Serbisë, por edhe nga Maqedonia e Veriut, Kosova dhe Republika serbe e Bosnjës, dje u drejtuan për në Beograd ku partia në pushtet SNS e Presidentit Vuçiq organizoi mitingun si kundërpërgjigje ndaj tubimeve dhe protestave masive të opozitës serbe, njofton KlanM.

Gjatë fjalimit të tij, Vuçiqi e ftoi opozitën për dialog, por ishte I prerë se nuk do të pajtohet për qeveri kalimtare.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

“Ju thërras në bisedime, në dialog. Qeveri kalimtare s`do të ketë.Derisa jam gjallë nuk do ta nënshkruaj. Qeveria zgjidhet në zgjedhje dhe me vullnetin e popullit. Do të nisim me formimin e Lëvizjes për popullin dhe shtetin që të kemi bazë për ta ruajtur vendin në dy-tri vitet e ardhshme që janë vendimtare për Serbinë”, theksoi Vuçiq.

Vuçiqi foli edhe për Kosovën, sic percjell KlanM, duke u ankuar se ka presione nga të gjitha anët. Ai u zotua se do të luftojë për paqë, por nuk do të qëndrojë duarkryq, sic tha, nëse sulmohen serbët.

“Do të luftoj cdo sekondë që të ketë sa më shumë paqë, por sulmi i parë ndaj serbëve në veri të Kosovës, Serbia nuk do të rrijë duarkryq. Doni t`i dëboni serbët? Nuk do t`i dëboni”, tha presidenti serb Vuçiq.

Në mitingun e ashtuquajtur “Kjo është Serbia”, sic njofton KlanM, fjalim mbajtën edhe disa mbështetës të Presidentit Vuçiq, sikurse Ministri i Jashtëm, Ivica Daçiq, Kryetari i Republikës Srpska, Milorad Dodik, Shefi i Diplomacisë hungareze, Peter Sijarto e të tjerë./KlanMacedonia

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share