Vuçiq: Kurti si Zelenski – serbët s’durojnë më!

DAÇIQ: NDËRKOMBËTARËT TË MBROJNË SERBËT

Zagrebi, pjesë të politikës në Sarajevë dhe Podgoricë si dhe Prishtina duan që me çdo çmim të ndryshohet pushteti në Serbi – ka deklaruar për TV Pink, Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, njofton KlanM.

Ai tha se në Kosovë situata do të vështirësohet dhe druan nga përleshje të mëdha.

“Po vjen situata më e vështirë për Kosovën. Diçka që deri tani nuk e kemi parë, falë aksioneve provokative të Kurtit. Druaj nga përleshje të mëdha për shkak se Kurti ëndërron të bëhet Zelenski. Jam I shqetësuar për Kosovën, për shkak se serbët këtë nuk mund ta durojnë më” – tha Aleksandar Vuçiq.

Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq, në një prononcim për televizionin publik serb – RTS, sic percjell KlanM, i ka bërë thirrje bashkësisë ndërkombëtare që konform kompetencave të garantojnë sigurinë dhe stabilitetin për serbët në Kosovë.

“KFOR-i praktikisht mbron kryebashkiakët me justifikimin e ruajtjes së paqës. I ruan nga pronarët e këtyre ndërtesave, nga serbët. Nuk mund që në komunat serbe, Kryetarë të jenë ata që nuk janë zgjedhur nga serbët. Nëse dikush mendon se kjo do të zgjasë pa kufi dhe se Serbia do të durojë – gabohet. Kjo duhet menjëherë të ndalet” – deklaroi Ivica Daçiq.

Ministri serb i Mbrojtjes, Milosh Vuçeviq, sic percjell KlanM, ka deklaruar se konform urdhërit të Presidentit Vuçiq, ushtria serbe mbetet në shkallën e gatishmërisë së lartë ushtarake.

“Shpresojmë për zgjidhje diplomatike, por njësitë e ushtrisë serve mbeten në gatishmëri” – ka thënë Ministri serb I Mbrojtjes. /KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share