Vuçiq: Koha për themelimin e Lëvizjes së madhe për Popull dhe Shtet!

NISMË E AUTORITETEVE SERBE

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, përmes një mesazhi nëpër rrjetet sociale ka paralajëmruar formimin, sic thotë, të një Lëvizjeje të madhe për popull dhe shtet.

“Është koha për themelimin e Lëvizjes së madhe për popull dhe shtet që do të ketë fuqi të përshpejtojë rritjen ekonomike të Serbisë dhe të mbrojë interesat tona kombëtare dhe shtetërore” – ka shkruar Vuçiqi në Instagram.

Këtë nismë, sic njoftojnë mediat serbe, Vuçiqi e kishte paralajmëruar në marsin e vitit të kaluar në Vranjë.

“Do të jem pjesë e ekipit mbipartiak. Kjo nuk do të thotë se do të shuhet partia. Në kohën kur kemi një situatë të këtillë në botë, duhet t`i mbledhin njerëzit që janë apo nuk janë nëpër parti, të bëhemi bashkë dhe të jemi të përgatitur për gjithcka që ndodh rreth nesh” – tha Aleksandar Vuçiq, president i Serbisë, Mars 2023.

Ndërkohë, Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, inkurajon Serbinë që të ndërmarrë veprime proaktive për dialogun me Kosovën. Sipas tij, për një normalizim të shpejtë duhet të përfshihen edhe kompromise nëse është e nevojshme.

Në një letër drejtuar presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç, për Ditën e Shtetësisë Serbe, Biden garanton se SHBA do të bashkëpunojë ngushtë me Serbinë, Kosovën dhe Bashkimin Evropian në dialog. /tvklan.mk/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share