Vuçiq informon ambasadorin rus për protestën në Beograd

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç ka takuar ambasadorin rus, Alexander Botsan-Kharchenko, të cilin e ka informuar për protestat e mbrëmshme në Beograd.

“E informova ambasadorin Alexander Botsan-Kharchenko për trazirat e mbrëmshme në Beograd dhe përsërita se do të bëjmë gjithçka për të ruajtur sigurinë e qytetarëve dhe Serbisë tonë”, ka shkruar Vuçiç në Instagram.

Ai tha se janë shkëmbyer mendime edhe për marrëdhëniet dypalëshe, situatën në rajon dhe ngjarjet aktuale gjeopolitike.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Protestat e mbrëmshe para parlamentit në Beograd u zhvilluan kundër mashtrimit zgjedhor në shkallë industriale.

35 protestues u arrestua nga policia serbe pas protestave mbrëmjen e së dielës. /klankosova

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share