Vuçiq: Do të shkoj në Bruksel, por nuk takohem me Kurtin!

“SERBIA NË SITUATË TË VËSHTIRË, DO TË BISEDOJ ME BORRELLIN”

Pas thirrjes së përfaqësuesit të lartë të BE Joseph Borrell që të shkojnë urgjent në Bruksel Kurti dhe Vuçiç, ky i fundit ka reaguar duke thënë se do të shkojë në këtë takim. Për televizionin serb RTS, Presidenti Vuçiç ka thënë se nuk do ta takohet me Kryeministrin e Kosovës Albin Kurti, por do të bisedojë vetëm me Borrell.

Serbia është në situatë të vështirë dhe nën presione të mëdha – ka deklaruar Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, gjatë një prononcimi për televizionin publik serb – RTS, njofton KlanM.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Ai ka konfirmuar se do të shkojë në Bruksel në takimin e thirrur nga përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian për politikë të jashtme dhe siguri, Josep Borrell, por, sic percjell KlanM, nuk do të bisedojë me Kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin.

“Do të shkoj në Bruksel të bisedoj me Borrellin një orë, dy, 10 orë. S`kam asnjë lidhje me Kurtin. Biseda me të s`ka asnjë kuptim. Ai mban ligjërata filozofike, pak për Demaçin, pak për Marksin dhe kjo ëhstë e gjitha. Gjithcka tjetër ka të bëjë me dëbimin e serbëve dhe ligjërata për cështjet e brendshme politike në Serbinë Qendrore” – tha Aleksandar Vuçiq.

Presidenti serb, Vuçiq, përsëriti edhe një herë se Serbia është në situatë shumë të vështirë.

“Jemi nën presione të mëdha. Për çështjen e Kosovës bisedojmë me Perëndimin kolektiv. Më pas habiteni se si të bisedojmë me dikend me të cilin nuk flasim. Shihni deklaratat e Eskobarit, do të shihni dhe kuptoni se në cfarë situate të rëndë është Serbia” – tha Aleksandar Vuçiq.

Përfaqësuesi i lartë I BE-së, Zhozep Borrell, njoftoi se ka ftuar Presidentin serb, Aleksandar Vuçiq dhe Kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin, në një takim urgjent, për të gjetur një zgjidhje për krizën aktuale.

Borrell, sic percjell KlanM, në Tuitter shkroi se nevojitet deeskalimi urgjent dhe zgjedhje të reja në veri të Kosovës, me pjesëmarrje të komunitetit serb.

Një ditë më parë, Kurti ka konfirmuar pjesëmarrjen në takimin e Brukselit. /KlanMacedonia/

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share