Vuçiq: Do ta çarmatosim Serbinë – sulmi akt terrorist!

“PROPOZOVA TË KTHEHET DËNIMI ME VDEKJE – NUK U PRANUA”

Akt terrorist. Në këtë mënyrë Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, e ka vlerësuar masakrën e mbrëmshme në Mladenovac të Serbisë ku humbën jetën 8 persona kurse 14 të tjerë u plagosën, njofton KlanM.

“Sulmi i djeshëm ishte sulm terrorist, akt ku njësitë tona antiterroriste kishin detyrë ta arrestojnë ose ta neutralizojnë terroristin. Pas ulmit ndaj fëmijëve tanë, ky është sulm kundër gjithë shtetit” – tha Vuçiq.

Pas dy vrasjeve masive që ndodhën për më pak se 48 orë, Presidenti serb, sic njofton KlanM, paralajmëroi masa më rigoroze të sigurisë nëpër shkolla por edhe çarmatim të plotë në Serbi.

“Të gjithë ata që kanë armë, nuk flas për armë gjuetie – janë rreth 400.000 njerëz në Serbi që do t`i nënshtrohen revizionit. Do të bëjmë çarmatimin e plotë të Serbisë” – deklaroi Vuçiq.

Duke u prononcuar në press-konferencën e sotme, Presidenti serb ka theksuar se në mëngjes I ka propozuar Kryeministres Ana Bërnabiq të kthehet dënimi me vdekje, por, sic tha, propozimi është refuzuar për shkak se Serbia do të ishte vendi I vetëm evropian pas Bjellorusisë që do të kishte dënim me vdekje.

Presidenti Vuçiq, sic njofton KlanM, ka theksuar se nuk ka nevojë të shpallet situatë e jashtëzakonshme në Serbi, pas dy ngjarjeve që tronditën vendin. Sipas tij, në 15 ditët e ardhshme nëpër rrugë do të ketë prani të shtuar të forcave policore, kurse më pas, sic tha, jeta do t`i kthehet normalitetit.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share