Krasniqi në Hagë: Ndihem i njollosur me aktakuzën e Gjykatës Speciale

“ABSURDE AKUZAT PËR PERSEKUTIM TË ANËTARËVE TË LDK – KAM QENË PJESË E KËSAJ PARTIE”

Ish-zëdhënës i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Jakup Krasniqi ndihet i njollosur me aktakuzën e Gjykatës Speciale për krime lufte.
Në fjalimin e tij para gjykatësve ai e ka cilësuar absurde akuzën për persekutim të anëtarëve të Lidhjes Demokratike të Kosovës, pasi ka thënë se vetë ka qenë pjesë e kësaj partie.

Jakup Krasniqi- Ish zëdhënës i UCK-së

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Ai tha se nga këto akuza ndihet më i lënduar se kur ishte në burgjet e Serbisë.

”Ka thënë se roli i tij si zëdhënës i UCK-së ishte që ta paraqesë atë si një strukturë mirë të organizuar dhe kjo duhet parë si propagandë e asaj kohe. Edhe mbrotja e Krasniqit ka mohuar të gjitha akuzat e pretenduara nga prokuroria dy ditë më parë duke thënë se po të ishte UCK-ja  strukturë e organizuar  kriminale atëherë NATO ja nuk do ta përkrahte” – tha Jakup Krasniqi- Ish zëdhënës i UCK-së

Venkatesëari Alagendra – Avokate Mbrojtëse e Jakup Krasniqit

Një ditë më parë pretendimet e prokurorisë i kanë hedhur poshtë edhe tre të akuzuarit tjerë, Hashim Thaci, Kadri Veseli e Rexhep Selimi. Thaci dhe të tjerët akuzohen për vrasje, tortura dhe zhdukje me forcë.

Përgatiti: Blerta Dalloshi Berisha

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share