Vuçiq bën thirrje për qetësi, Serbia nuk është një vend që do konflikt, por edhe nuk është një vend që do ta fitoni lehtë

Nga 1 gushti, të gjithë shtetasit e Serbisë, që do të hyjnë në Kosovë, do të pajisen me dokument të përkohshëm të hyrje-daljes, që do të zëvendësojë dokumentet e identifikimit personal nga Serbia.

Ne nuk duam konflikte dhe nuk duam luftë, duam vetëm paqe dhe respekt për gjithçka që është nënshkruar. Unë kërkoj nga shqiptarët dhe serbët që të ruajnë paqen dhe të bisedojnë, por gjithashtu kërkoj nga përfaqësuesit e vendeve të fuqishme dhe të mëdha që e kanë njohur pavarësinë e Kosovës që të kenë parasysh të drejtën ndërkombëtare dhe realitetin në terren dhe të mos lejojnë të ndodhë konflikt. .Ky nuk është një vend që shkakton konflikt, nuk është një vend që do konflikt, por ky nuk është një vend që do ta fitoni lehtë. Ne do të lutemi për paqe dhe do të kërkojmë paqen, por do t’ju them tani – dorëzim nuk do të bëhet dhe Serbia do të fitojë!– Presidenti i Republikës së Serbisë Aleksandar Vuçiq iu drejtua sot opinionit lidhur me situatën në Kosovë.

Deklaratat e Vuçiqit vijnë një ditë para se të hyjnë në fuqi dy vendimet e Qeverisë së Kosovës, lidhur me targat dhe dokumentet serbe./KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share