Vritet vajza e aleatit të ngushtë të Vladimir Putin

Vajza e aleatit të ngushtë të Presidentit rus Vladimir Putin është vrarë në një shpërthim me bombë në makinë. Darya Dugin u vra pranë Moskës teksa po udhëtonte me makinë për të shkuar në shtëpi.

30-vjeçarja me profesion gazetare është vajza e Alexander Dugin, një filozof rus i konsideruar si “truri i Putinit”. Ai është ideolog ultra-nacionalist dhe ka lidhje të afërta me Presidentin rus.

Sipas mediave ruse, besohet se bomba në makinë ishte vendosur pikërisht për Alexander Dugin. Ky i fundit së bashku me vajzën duhej të ktheheshin me të njëjtën makinë pas një aktiviteti ku kishin shkuar të merrnin pjesë. Por në minutat e fundit, Alexander vendosi që të udhëtonte veçmas.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Nga autoritetet ruse nuk ka asnjë koment zyrtar.

Vajza e Dugin kishte mbështetur luftën e Rusisë në Ukrainë dhe e kishte konsideruar si përplasje qytetërimesh. Ajo dhe babai i saj ishin sanksionuar nga SHBA dhe Britania e Madhe. Darya Dugin u akuzua nga Perëndimi se ka dezinformuar në internet në lidhje me pushtimin rus në Ukrainë.

Shkrimet e Alexander Dugin vlerësohen se kanë ndikim të madh te Presidentin Putin dhe ai konsiderohet arkitekti kryesor i ideologjisë ultra-nacionaliste në Kremlin. /tvklan.al

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share