Vritet me thikë një mësues në Francë

Sulmi ndodhi në qytetin verior Arras, dy persona mbetën të plagosur ndërsa agresori u arrestua

Një mësues është vrarë dhe dy persona janë plagosur rëndë në një sulm me thikë në një shkollë në Francë. Sulmi ndodhi në shkollën e mesme Gambetta në qytetin verior të Arras.

Autoritetet kanë bërë të ditur se sulmuesi është arrestuar së bashku me vëllain e tij. Sulmuesi rreth të 20-ave me origjinë çeçene dhe ish-nxënës shkolle bërtiti “Allahu Akbar” gjatë sulmit.

Mësuesi që mbeti i vrarë jepte gjuhën frënge, ndërsa një mësues që jepte edukim fizik gjithashtu u godit me thikë dhe u plagos. Asambleja Kombëtare në Paris ka pezulluar seancën e saj në shenjë solidariteti me viktimat.

Klan News

Lexo gjithashtu
Total
0
Share