178 palestinezë janë vrarë që nga mëngjesi i sotëm, thotë Ministria e Shëndetësisë

Ministria e shëndetësisë e drejtuar nga Hamasi brenda Gazës, raporton se 178 palestinezë janë vrarë që nga mëngjesi i sotëm si rezultat i sulmeve ajrore izraelite në enklavë, raporton Skynews, transmeton Klan Kosova.

Ministria tha gjithashtu se 589 persona ishin plagosur.

Armiqësitë rifilluan mëngjesin e sotëm pas rënies së një marrëveshjeje njëjavore të armëpushimit, me Izraelin që kreu rreth 200 sulme në Gaza që nga orët e para.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200
PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share