Në 100 ditë luftë Rusia zapton 20% të territorit të Ukrainës

◾Lufta në Ukrainë ka hyrë sot në ditën e 100. Sulmi i Rusisë nisi më 24 Shkurt.

◾Presidenti Zelensky ka thënë se forcat ruse janë në kontroll të 20% të territorit ukrainas.

◾Guvernatori i Luhanskut, Serhiy Haidai, ka thënë se ushtria e Rusisë po përpiqet që të thyejë mbrojtjen e Ukrainës në rajonin lindor nga të gjitha drejtimet.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

◾Luftimet po zhvillohen në qytetin e rëndësishëm të Severodonetsk, i cili tani është kryesisht nën kontrollin e trupave ruse.

◾Marrja e Severodonetsk do të nënkuptonte se Rusia kontrollon pothuajse të gjithë Luhanskun, pjesë e përpjekjes së Moskës për të kapur Donbasin.

Flota e Rusisë në Paqësor fillon stërvitjet ushtarake

Flota ruse në Paqësor ka nisur një seri stërvitjesh ushtarake me më shumë se 40 anije dhe deri në 20 avionë që marrin pjesë, cituan agjencitë ruse të lajmeve. Stërvitja ushtarake do të zgjasë 1 javë

Në deklaratën e Ministrisë ruse të Mbrojtjes thuhet se stërvitjet, që do të zhvillohen nga data 3 deri më 10 qershor, do të përfshijnë, ndër të tjera, “grupe anijesh së bashku me aviacionin detar që marrin pjesë në operacionet e kërkimit për nëndetëset [armike]”.

Britania: Suksesi rus në Ukrainën lindore, me kosto të madhe

Rusia po arrin tani “sukses taktik” në rajonin lindor të Donbasit të Ukrainës, por me një “kosto të konsiderueshme burimesh”, ka thënë Ministria e Mbrojtjes e Mbretërisë së Bashkuar në përditësimin e saj të fundit të inteligjencës.

Pikëpyetjet mbeten rreth vendimit të Moskës për të përqendruar kaq shumë “forcë dhe artileri” në një pjesë të vetme të fushatës ushtarake.

Duke parë 100 ditët që kur Rusia pushtoi fqinjin e saj, Ministria e Mbrojtjes së Britanisë thotë se plani fillestar i Vladimir Putin, për të kapur kryeqytetin Kiev dhe për të rrëzuar qeverinë e Ukrainës, ka dështuar.

Megjithatë, 90% e Luhanskut, pjesë e rajonit të Donbasit, tani kontrollohet nga Rusia. Dhe ka të ngjarë që Putini të ketë kontroll të plotë të zonës në dy javët e ardhshme.

Stoltenberg: Vendet perëndimore të përgatiten për një betejë të gjatë

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg ka thënë se vendet perëndimore duhet të “përgatiten për një betejë të gjatë”.

Duke folur me gazetarët pas takimit me Presidentin e SHBA, Joe Biden në Shtëpinë e Bardhë të enjten, Stoltenberg tha se NATO duhet të vazhdojë të mbështesë Ukrainën në atë që po shndërrohej në një konflikt të gjatë dhe të qëndrueshëm.

“Thjesht duhet të përgatitemi për një betejë të gjatë, sepse ajo që shohim është se kjo luftë është kthyer në një luftë shkatërruese ku ukrainasit po paguajnë një çmim të lartë për mbrojtjen e vendit të tyre në fushën e betejës, por edhe ku ne shohim se Rusia është duke marrë viktima të larta.

“Përgjegjësia jonë është të ofrojmë mbështetje për Ukrainën. Shumica e luftërave dhe gjithashtu ka shumë të ngjarë kjo luftë, do të përfundojnë në një fazë në tryezën e bisedimeve, por ajo që dimë është se ajo që ndodh rreth tryezës së bisedimeve është shumë e lidhur me situatën në terren, në fushën e betejës, kështu që ne duhet t’i ndihmojmë, t’i mbështesim, në mënyrë që ata të arrijnë rezultatin më të mirë të mundshëm të këtij konflikti”, tha Stoltenberg.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share