Dy persona kanë mbetur të vdekur dhe një tjetër i plagosur në qytetin zviceran Sion të hënën në mëngjes, pasi një burrë qëlloi me armë zjarri.
Sipas mediave zvicerane, i dyshuari 36-vjeçar është arrestuar gjatë pasdites, me urdhër të prokurorit publik.
Ndërsa viktimat janë një 34-vjeçare dhe një burrë 41-vjeçar. Të dy ishin banorë të Valais dhe jetonin në Valais qendror, transmeton Klankosova.tv.
Teksa viktima e plagosur është një grua Valais (49) e cila jeton në këtë rajon.
Policia në kantonin e Valais dha detaje duke thënë se burri hapi zjarr ndaj disa personave në dy vende pak para orës 8:00 për arsye që ende nuk janë sqaruar. Sipas të dhënave fillestare, mësohet se i dyshuari i ka njohur viktimat.