Stoltenberg: Forcat ukrainase po fitojnë gradualisht terren

Shefi i NATO-s njoftoi se aleanca ushtarake do të sigurojë municione për Kievin

Shefi i NATO-s Jens Stoltenberg ka bërë një vizitë surprizë në Kiev nga ku u shpreh se forcat ukrainase “gradualisht po fitojnë terren” në kundërofensivën kundër ushtrisë ruse.

“Sot forcat ukraianase po ecin përpara, po përballen me luftime të ashpra, por gradualisht po fitojnë terren. Çdo metër që forcat ukrainase rifitojnë është një metër që Rusia e humb. Dhe ka një kontrast të fortë,ukrainasit po luftojnë për familjet e tyre, të ardhmen e tyre, lirinë e tyre. Moska po lufton për iluzionet perandorake.”

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Duke folur në një konferencë të përbashkët shtypi me presidentin ukrainas Volodymyr Zelenskiy, Stoltenberg tha se NATO ka rënë dakord paraparakisht për një ndihmë në vlerë  rreth 2.5 miliardë dollarë municione  për Ukrainën.

Ai shtoi se është në interesin e sigurisë së aleancës që t’i garantojë Ukrainës atë që i nevojitet për të fituar luftën.

Mund të konfirmoj se NATO-ja tani ka krijuar kontrata për municione me vlerë 2.4 miliardë euro. Kjo mbulon municionet si artileri, raketa të drejtuara kundër tankeve dhe municione të tjera.

Nga ana tjetër, Zelensky shprehu mirënjohje për të gjithë ato vende që po ndihmojnë e janë të gatshëm të rrisin ndihmën për vendin e tij me qëllimin për të garantuar sikurse u shpreh ai më shumë mbrojtje kundër terrorit rus.

“Diskutuam për sulmet e pritshme ruse në infrastrukturën  e Ukrainës. Folëm edhe për dërgesat që na nevojitet , dërgesat e sistemeve shtesë të mbrojtjes ajrore nga shtetet anëtare.”

Ndërkohë ushtria e Ukrainës njoftoi se falë sistemeve të saj të mbrotjes ajrore kishte rrëzuar 34 nga 44 dronë Shahed, që Rusia i kishte përdorur për të sulmuar vendin, gjatë natës.

Klan News

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share