Vriten 14 persona në një lokal në Afrikën e Jugut

Të paktën 14 persona janë vrarë me armë në një lokal në qytezën Soweto në Afrikën e Jugut. Viktimat janë të moshave 19 deri në 35 vjeç. Nëntë persona të tjerë kanë mbetur të plagosur.

Sipas autoriteteve vendase, një grup personash të armatosur hynë brenda dhe filluan të qëllonin rastësisht ndaj një grupi të rinjsh.

Më pas u larguan nga vendngjarja me makinë. Motivet e këtij sulmi të rëndë janë të paqarta.

Policia e ka konsideruar këtë ngjarje si sulm gjakftohtë ndaj klientëve të pafajshëm. Autoritetet vendase kanë nisur hetimet dhe janë vënë në ndjekje të autorëve të sulmit makabër. /tvklan.al

Lexo gjithashtu
Total
0
Share