Vrasja te Kodra e Diellit, policia identifikon autorin e dyshuar: U ndihmua edhe nga 2 shqiptarë të Kosovës

Policia e Tiranës ka mundur të zbardhë vrasjen e 39-vjeçarit Briken Sanaj, që u ekzekutua te Kodra e Diellit në Tiranë më 30 Tetor 2022. Autori i dyshuar është identifikuar dhe është shpallur në kërkim. Po kështu në kërkim janë shpallur dhe dy persona të tjerë, shqiptarë të Kosovës nga Peja, të cilët akuzohen se kanë ndihmuar vrasësin.

Autori i dyshuar, sipas Policisë së Tiranës, është Vladimir (Valmir) Kola 39 vjeç lindur në Pukë dhe banues në Shëngjin. 39-vjeçari është shpallur në kërkim. Ndaj tij është caktuar arrest në burg në mungesë nga Gjykata e Tiranës për akuzat e vrasje me paramendim dhe armëmbajtje pa leje.

Ndërsa dy personat e tjerë janë Gjelosh Krasniqi 49 vjeç dhe Kened Antoni 25 vjeç, të dy lindur dhe banues në Pejë. I pari akuzohet për përkrahje të autorit të krimit, kurse i dyti për moskallëzim krimi. Edhe ndaj tyre është vendosur arrest në burg në mungesë nga gjykata.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Policia e Tiranës thotë se Kened Antoni i ka shitur automjetin e markës Mercedes Benz Gjelosh Krasniqit më datë 24 Tetor 2022 dhe po në këtë të dy këta persona e kanë futur këtë automjet në territorin e Shqipërisë dhe ia kanë vënë atë në dispozicion Vladimir (Valmir) Kolës, i cili dyshohet se e ka përdorur atë për realizimin e vrasjes së Briken Sanajt dhe më pas e ka braktisur dhe djegur në rrugën dytësore Tiranë – Durrës, së bashku me armën e krimit.

Për autorët e dyshuar të kësaj ngjarjeje janë kryer kërkime, si dhe është bërë shpallja në kërkim kombëtar dhe ndërkombëtar e tyre. Në cilësinë e provave materiale policia ka sekuestruar 4 automjete të përdorura nga autori i dyshuar, para dhe pas ngjarjes, 10 aparate celulare, si dhe pamje filmike që i shërbejnë hetimit.

Materialet i kanë kaluar Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme. /tvklan.al

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share