Vrasja në “Samoilova” në Shkup – Prokuroria nis hetimet ndaj 31 vjeçarit nga Shkupi

Hetime për ndihmë në vrasjen e para disa muajve në rrugën “Samoilova” në Shkup, ka shpallur sot Prokuroria Publike ndaj një 31 vjeçari nga Shkupi, përcjell KlanM.

“Prokuroria Themelore Publike Shkup ka lëshuar urdhër për zhvillimin e procedurës hetuese kundër personit për të cilin ekziston dyshimi i bazuar se ka ndihmuar në kryerjen e veprës penale – Vrasje nga neni 123 paragrafi 2 pika 3 në lidhje me paragrafin 1 dhe në lidhje me Nenin 24 të Kodit Penal”, thuhet në njoftimin e PTHP-së.

I dyshuari, 31-vjeçar nga Shkupi, siç thonë nga Prokurori, më 18 shkurt në Kosovë, me dashje ka ndihmuar në kryerjen e veprës penale. Siç përcjell KlanM, i dyshuari me veprimet e tij ka vënë në dispozicion mjete për kryerjen e veprës penale, përkatësisht ka marrë pjesë në blerjen dhe shitjen e veturës e cila më vonë më 6 mars është përdorur për kryerjen e veprës penale të vrasjes në një bar kafe në rrugën “Samoilova” në Shkup,

Prokurori publik sot pasdite në Gjykatën Themelore Penale Shkup ka dorëzuar propozim për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të dyshuarit, sepse ekzistojnë rrethana që tregojnë rrezik për arratisje, përcjell KlanM.

“Ekziston frika e bazuar se do të fshehë apo asgjësojë gjurmët e krimit ose pengojë procedurën penale me ndikim mbi dëshmitarët, bashkëpunëtorët dhe rrethanat e veçanta që justifikojnë frikën se ai do të kryejë një krim”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë Publike./KlanMacedonia

Lexo gjithashtu
Total
0
Share